Haradinaj: Populli i Kosovës më së miri i kupton vuajtjet e popullit boshnjak
11 korrik 2021
| 12:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se populli i Kosovës i kupton më së miri dhembjet e popullit boshnjak.
“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!”, ka shkruar Haradinaj.