Haradinaj: Prania e ShBA-së në të gjitha proceset, e domosdoshme për Kosovën

18 shkurt 2018 | 15:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim me ndihmëssekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes, është biseduar për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat, kryeministri Haradinaj, ka thënë se prania e ShBA-së në të gjitha proceset ekonomike dhe politike është e domosdoshme për shtetin e Kosovës.

 Ndërsa ndihmëssekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, ka uruar kryeministrin për 10-vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se është nderë të jetë pjesë e festimit të kësaj dite. Ai ka konfirmuar partneritetin me Kosovën.  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu teknik…