Haradinaj pranon letër falënderimi nga Albrighti
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi nga ish-sekretarja Madeleine Albright.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” është shprehur i nderuar për këtë duke thënë se kjo dëshmon miqësinë speciale që ka Kosova dhe ShBA.
Haradinaj ka thënë se Kosova është e bekuar pasi është në rreshtin e Amerikës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!
RH