Haradinaj pranon letër falënderuese nga Kongresi Botëror i Hebrenjve
19 mars 2019
| 12:06
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderuese nga Robert Singer në emër të delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve, i cili javën e kaluar ka vizituar Kosovën.
Haradinaj ka thënë se ky falënderim është dëshmi e parimeve tona tradicionale.
“I nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar. Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/