Haradinaj pranon letër nga kongresisti Zach Nunn: Partneriteti i Kosovës me ShBA-në është i përhershëm dhe strategjik

12 shkurt 2025 | 12:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pranuar një letër nga kongresisti amerikan, Zach Nunn.

Kjo letër, Haradinajt i vjen pas vizitës se fundit që kishte zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se partneriteti i Kosovës me ShBA-në është i përhershëm dhe strategjik.

“Partneriteti i Kosovës me ShBA-të është i përhershëm dhe strategjik. Takimet gjatë vizitës së fundit në ShBA me kongresistë, senatorë, në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, janë dëshmi po aq sa edhe kjo letër që kam pranuar sot nga kongresisti Zach Nunn.Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë! Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj Manchester Cityt…