Haradinaj pranon letër urimi për festat e fundvitit nga Trumpi
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se ndihet i nderuar që ka pranuar letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Haradinaj ka thënë se në kohën kur vëmendja e ShBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
“Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë ShBA-të!”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/pcb.1546129412178134/1546128835511525/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARBT4ywivhw9S84LE2o0Ct-ZP1thFQCy_6pF7c4S6NozqN6ZkB6uC4ZOdLKUYLXxwUhaNHaCi6M6FLGT&__xts__%5B0%5D=68.ARA–6_ZPOOL8v_mnQa9ZHwlIP6iirG0JICTS8RnT7xwG42gG3E1pbwfmh2L6RbkwD0nrvHUsYbEJiEcC5dYJPdLZLr6ba-BME0UEASAmO-16pclsDLsR83558JTOFM-rxqqNUXqmppynDgKi-6_rLqWgaZrbpd0zT-5INzFvOY9NYZHV7QeoCbLy0jpmpxMJ8FE-zy-dcF1PQ_PkvV7IKmot328UaFp06ycTFGNxGD6Fo7mjB7GaUEDFm5z6nfkWnNgpwB1Cge3QsbimrN2O8Hud1Z0dM5xD9HaOIdhjNDc6EZnqjN3V6d-ODu9lWh_XtKx5KtLdA1o7IA_5KmLYSNOFw