Haradinaj pranon urime për festat e fundvitit nga liderë të ndryshëm botërorë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit.
Haradinaj ka bërë me dije se ka pranuar urime nga kancelarja austriake, kryeministri i Japonisë, kryeministrja e Zelandës së Re dhe nga kryeministri i Sllovenisë.
“Nder i veçantë pranimi i shumë urimeve me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga Kancelarja Austriake në detyrë Brigitte Bierlein, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Kryeministri Slloven, Marjan Sarec. Si vazhdimësi e marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme më këto shtete, Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj të shtetbërjes ka punuar fuqishëm që të ketë afër vende që i besojnë realitetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/