Haradinaj: Prehu në paqe Baca Adem!
26 korrik 2018
| 18:58
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se atdheu do ta nderojë dhe kujtojë veprën e Adem Demaçit, i cili ka ndërruar jetë të enjten padite.
“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/