Haradinaj: Prekazi vendi i sakrificës dhe kthesës

16 shkurt 2018 | 12:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me vartësit e tij sot ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, ai ka thënë se kanë shkuar për t’i nderuar sakrificën dhe punën e madhe të të gjithë atyre që u flijuan për pavarësinë e Kosovës.

“Jemi këtu në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës, në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt. Lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë dhjetëvjetori i pavarësisë. Urime shqiptarëve kudo që janë”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, pas homazheve tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar, kryeministri Haradinaj, më pas ka vazhduar me homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në këtë ditë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar sakrificën e të rënëve për liri dhe punën e palodhshme të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova për pavarësinë e vendit.

“Urime 10-vjetori i pavarësisë gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Nderojmë sakrificën, punën e madhe dhe flijimet e atdhetarëve.

Në këtë rast, nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova, nderojmë veprën e tij për pavarësinë e Kosovës. Urime!”, është shprehur Haradinaj.

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi funksionar i lartë i Bashkimit…