Haradinaj premtoi përkrahje për përmirësimin e kushteve në QKMF të Deçanit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar drejtorin e Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në Deçan, Selmon Berishën.
Haradinaj ka shkruar se “Dr Selmoni është i vendosur që kjo qendër do të jetë 24 orë në dispozicion të qytetarëve.
“Edhe pse me shumë mungesa të natyrave të ndryshme, po bëhet një punë e madhe nga stafi i kësaj qendre të cilëve u jemi mirënjohës”, ka shkruar post tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot takova drejtorin e QKMF-së në Deçan, dr. Selmon Berisha, ku biseduam rreth situatës së fundit në media.
Dr. Selmoni është shumë i vendosur që ky institucion do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane.
Edhe pse me shumë mungesa të natyrave të ndryshme, po bëhet një punë e madhe nga stafi i kësaj qendre të cilëve u jemi mirënjohës.
Përkrahja nuk do mungojë që të krijohen kushte edhe më të mira për shërbime ndaj qytetarëve.
DH