Haradinaj premton 1.5 miliard euro investime në arsim dhe shëndetësi
04 shkurt 2025
| 16:36
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin për investime kapitale në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar 1.5 miliard euro investime gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar.
“Investimet në arsim dhe shëndetësi janë pjesë thelbësore e planit tonë për zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë prezantimit të programit ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”.
Është vërë me dije se ky investim është pjesë e planit më të gjerë prej 25 miliardë eurosh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ku arsimi dhe shëndetësia zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e koalicionit për mandatin e ardhshëm qeverisës.