Haradinaj premton 30 mijë vende të reja pune

31 janar 2021 | 16:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka premtuar e 30,000 vende të reja të punës në vit.

Ai ka thënë se programi i AAK-së parasheh përshpejtim të rritjes ekonomike.

“Programi i Aleancës parasheh përshpejtimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave. Ne kemi plan të detajuar për krijimin e 30,000 vendeve të reja të punës në vit dhe për të dyfishuar pagën mesatare nga 500 në 1000 euro deri në vitin 2025”.

“Këto dhe shumë elemente të tjera nga programi i Aleancës 2021 – 2025, i shpalosa në takimin me struktura në Lipjan. Rritja e mirëqenies për qytetarët, e në veçanti krijimin e kushteve për studime dhe punësim të të rinjve, është një domosdoshmëri për të cilën duhet të punojmë të gjithë bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se duke filluar…