Haradinaj premton rritje të pagave për 10 për qind
Koalicioni parazgjedhor AAK-PSD ka mbajtur një takim elektoral në komunën e Prishtinës.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nisur fjalimin e tij në këtë tubim duke folur rreth vizitës se tij në ShBA.
Haradinaj ka thënë se askush nuk mund t’i prish me Amerikën.
Më tutje, Haradinaj ka treguar arsyet se pse duhet të votohet koalicioni AAK-PSD.
Haradinaj ka thënë se ky koalicion është funksional dhe në interes të qytetarëve.
Ai ka thënë se duhet të votohet numri 119 për shkak se AAK-ja dhe PSD-ja ka mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
Si argument për votimin e këtij koalicioni, Haradinaj ka përmendur ushtrinë, Ligjin për Trepçën, atë për Prishtinën, etj., të cilat janë përkrahur nga PSD-ja edhe pse në Qeverinë e tij kanë qenë në opozitë.
Haradinaj ka premtuar se do t’i realizojë shtesat për fëmijët si dhe do të ndërtojnë çerdhe anekënd të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se për çdo vit do t’i rrisin pagat për 10 për qind. Po ashtu, Haradinaj ka thënë se do të përkujdesën për bujqit, pensionistët, etj.
Ndërsa kryetari i PSD-së dhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti, është shprehur i bindur së më 6 tetor do të fitojë koalicioni AAK-PSD.