Haradinaj premton rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë
10 maj 2018
| 15:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje të pagave për të gjithë punëtorët e sektorit të shëndetësisë.
“Ne ju jemi shumë borxh punëtorëve shëndetësorë. Do të ketë rritje të pagave, vitin tjetër po se po, por do t’i shohim mundësitë që kjo të ndodhë edhe më herët”, ka thënë Haradinaj pas takimit që pati sot me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ndërsa, ministri Ismaili ka thënë se janë duke punuar intensivisht që barnat esenciale të mos mungojnë në asnjë qendër të mjekësisë.