Haradinaj: Pres që Austria të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në BE
01 korrik 2018
| 23:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i bindur se këtë momentum të krijuar në rajonin tonë do ta fuqizojë edhe më shumë presidenca e radhës nga Austria.
“Kancelarit, Sebastian Kurz i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Në këtë kontekst, pres që Austria mike të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”. Ai më tej ka shtuar se kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria ka krijuar një frymë të re bashkëpunimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimit të tyre me vlerat dhe strukturat evropiane.