Haradinaj: Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij për dialogun
01 mars 2019
| 14:18
Kryeministri Ramush Haradinaj në një deklarim për media sot ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se presidenti Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës me idetë e tij për dialogun.
“Shumë e dua presidentin, por ai i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij për dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës. Pra diskutimet e tij e kanë sjell Kosovën në gjendjen ku jemi sot”, ka thënë Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se presidentit Thaçi ka deklaruar se ai ka këshilluar kryeministrin për heqjen dorë nga Konferenca Ndërkombëtare.
/Epoka e re/