Haradinaj pret deputetin Hoxha dhe zëvendësministrin Balje, flasin për hapjen e pikëkalimit në Restelicë

20 qershor 2019 | 10:22

Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët ka biseduar për hapjen e përkohshme të pikëkalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

“Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë!”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milani e ka zyrtarizuar Marco Giampaolon si trajner të…