Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri turk
21 shkurt 2019
| 11:51
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
“Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/