Haradinaj pret në takim ambasadorin e Zvicrës

23 janar 2023 | 11:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

“Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta…