Haradinaj pret në takim boksierin Ari Avdimetaj: Talentët si Ari na bëjnë krenarë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim boksierin Ari Avdimetaj.
“Ari Avdimetaj është boksier profesionist, i rritur në Belgjikë. Në boksin profesional ka 5 ndeshje, në të gjitha fitore. Këtë vit është shpallur kampion i boksit profesional në Belgjikë, duke fituar në ruandin e parë me nokaut”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Ari më 26 tetor 2024 ka ndeshjen e radhës për Kampion të shteteve të Beneluksit, dhe pastaj ka për synim titullin e kampionit të Evropës.
“Duke shpresuar fuqishëm në sukseset e tij të radhës, i dëshirova punë të mbarë dhe përgatitje sa më të mira drejt këtyre titujve. Ishte kënaqësi ta takoj dhe t’i uroj fat e suksese të mëtejshme. Talentët si Ari na bëjnë krenarë dhe janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar lideri i AAK-së.