Haradinaj pret në takim Bushatin, flasin për fuqizimin e raporteve Kosovë-Shqipëri
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin për Europën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Haradinaj ka thënë se Shqipëria është zëri më i fuqishëm që ka Kosova.
Sipas tij, ndihma e Shqipërisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës është e pazëvendësueshme.
“Kënaqësi ta pres Ditmir Bushatin, ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për fuqizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin rajonal dhe projektet e përbashkëta zhvillimore në funksion të të ardhmes dhe të mirëqenies ekonomike e sociale. Potencialin tonë të madh duhet të bëjmë çmos ta kthejmë në zhvillim dhe në integrim europian për të gjithë shqiptarët”, ka thënë kryeministri Haradinaj.