Haradinaj pret në takim deputeten Emilia Rexhepi, diskutojnë për themelimin e komunës së Zhupës
30 korrik 2019
| 10:08
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi.
Në këtë takim Haradinaj e deputetja Rexhepi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.