Haradinaj pret në takim familjarët e heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu
“Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të jetë emërtimi i auto-rrugës Prishtinë – Mitrovicë, vendim ky i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nismë kjo e ke yeparlamentarit Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies së tyre për lirinë e vendit.
Kopja e vendimit dhe flamuri shqiptar ishte dhurata simbolike që Kryeministri Haradinaj u dha familjarëve të heronjve, në pritjen që u bëri atyre, paraditen e së shtunës.
Ky vendim është marrë të enjten, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, në shenjë nderimi për këta tre heronj që në vitin 1997 kanë rënë pikërisht në një pikë të këtij segmenti rrugor.
Gjatë takimit kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin dhe luftën e lavdishme për liri të Zahirit, Edmondit e Hakifit, duke thënë se sakrificën e tyre sublime trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë të shtetit tonë.
Ndërkaq, familjarët e heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu, falënderuan kryeministrit Haradinaj për vendimin e marrë në Qeveri.