Haradinaj pret në takim investitorë nga Shqipëria dhe Izraeli
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim me investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.
“Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Ai ka shtuat se investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik.
“Institucionet tona kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/