Haradinaj pret në takim ish-kryeministrin e Turqisë
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kreu i ekzekutivit kosovar vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtet-ndërtimit.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.
Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, përgëzoi kryeministrin kosovar dhe qytetarët e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.
Davutoglu që vjen nga partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk Recep Tayip Erdogan ka promovuar gjatë ditës në Prishtinë librin e tij “Qytete dhe qytetërime”.