
Haradinaj pret në takim kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe
12 korrik 2018
| 17:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të enjten një takim pune me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojcic.
Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.
/Epoka e re/