Haradinaj pret në takim Michael O’Reilly

22 tetor 2018 | 11:10

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar në mëngjesin e sotëm me avokatin e tij sa ishte në Hagë, Michael O’Reilly.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka dhënë detaje për këtë takim.

“Prita në takim mikun tim dhe të Kosovës, Michael O’Reilly, me të cilin, në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës. Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, që tashmë ka…