Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së
03 dhjetor 2019
| 17:23
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të tij, me të cilët ka diskutuar për situatën e përgjithshme në këtë shoqatë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e obligimeve institucionale dhe nevojave të tyre.
“Si Qeveri kemi qenë të kujdesshëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të kësaj shoqate dhe kategorive të tjera të lirisë dhe përkushtimi ynë do të vazhdoj, në çdo angazhim institucional që do ta kemi”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/