Haradinaj pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

12 qershor 2024 | 15:57

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit president Begaj! Faleminderit Shqipëri!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapi të mërkurën ka njoftuar se ka finalizuar…