Haradinaj pret në takim prindërit e vëllezërve Bytyçi

10 maj 2019 | 15:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, prindërit e tre vëllezërve Bytyçi, të cilët kishin ardhur nga Amerika për të luftuar për Kosovën në vitin 1999, por më 26 qershor të atij viti ata ishin burgosur nga shteti serb dhe pastaj janë vrarë.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do të jetë krah të familjes Bytyçi për t’i mbështetur në betejën për vendosjen e drejtësisë për tre djemtë e tyre.

“Tre heronjtë e Kosovës, vëllezërit Bytyçi, Agroni, Ylli dhe Mehmeti, lanë gjithçka që kishin ndërtuar përtej Atlantikut për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Prita sot prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, bacën Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët që dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq. Dëshmia e Ilir Bytyçit para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan për vrasjen e tre vëllezërve të tij, shënon një kthesë të rëndësishme në ndriçimin e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të jetë krah tyre për t’i mbështetur në betejën për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, standing and suitImage may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë kursin për trajnerë…