Haradinaj pret në takim rektorin e UP-së, diskutojnë për avancimin e arsimit të lartë

14 maj 2019 | 09:16

Universitetit i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Kështu ka thënë sot kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me rektorin Marjan Dema.

“Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduan që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ajrit…