Haradinaj pret në takim shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës
09 janar 2019
| 15:45
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefat e grupeve parlamentare të partive të koalicionit qeverisës Memli Krasniqin nga PDK-ja, Ahmet Isufin nga AAK-ja dhe Bilall Sherifin nga Nisma Socialdemokrate.
Ai ka thënë se përmbushja e agjendës legjislative për vitin 2019 është një nga prioritetet e Qeverisë.
“Kosova ka nevojë për një dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend dhe ky takim është në funksion të intensifikimit të angazhimeve tona për ta përmbyllur agjendën legjislative, pjesë e detyrimeve tona për integrim euroatlantik”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/