Haradinaj pret rekomandim pozitiv për vizat
22 qershor 2018
| 13:06
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se raporti i Bashkimit Evropian (BE) për vizat që do të bëhet publik më 28 qershor do të jetë pozitiv.
“Kemi pasur mundësinë t’i takojmë raportuesit nga BE-ja dhe jam thellë i bindur që materia e atij raporti është substanciale dhe do të çmohet nga BE-ja. Ky raport me sa di do të vijë më 28 qershor”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë me gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë.
/Epoka e re/