Haradinaj pret shoqatat e dala nga lufta, zotohet për trajtim dinjitoz të këtyre kategorive
05 mars 2019
| 10:34
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim shoqatat e dala nga lufta, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve si dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së.
Ai në këtë takim ka ritheksuar zotimin e Qeverisë së vendit, për trajtim dinjitoz të kategorive të luftës.
“Në këtë rrugë do të ecim me kujdes, për t’i ruajtur vlerat e lirisë përmes ligjit!”, ka thënë Haradinaj.