Haradinaj pret udhëheqësit e kompanisë “Trepça”, diskutohet për problemet që ka ky gjigant ekonomik
28 shtator 2020
| 16:19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot disa nga udhëheqësit e kompanisë “Trepça”.
“Prita sot në takim disa nga udhëheqësit e Trepça sh.a., Hysen Vrajolli kryeshef, Shyqri Sadiku anëtar bordi, Gani Osmani kryetar sindikate të shoqëruar nga kryetari i degës së AAK-së në Mitrovicë Gëzim Alushi. Diskutuam për problemet që ka ky gjigant ekonomik, zgjidhjen e të cilave e kemi filluar që nga koha kur kam udhëhequr me qeverinë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.