Haradinaj prezanton 21 kandidatët e AAK-së për kryetar të komunave   

16 gusht 2021 | 13:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të hënën ka prezantuar 21 kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave.

Haradinaj ka thënë se përveç gjashtë kryetarëve aktual, kjo parti do të fitojë edhe në më shumë komuna pas 17 tetorit.

Për këtë ai është i bindur ngase thotë se kanë zgjedhur njerëzit e duhur në kohën e duhur.

“Vlera e parë është njeriu, kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur për të qeverisur me komunat e tyre. Janë 21 kandidatë deri më tani, duke filluar nga gjashtë që janë duke qeverisur dhe të dëshmuar dhe të vlerësuar lartë nga qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se oferta e AAK-së është serioze dhe se kandidatët e saj kanë dëshmuar qeverisje efikase dhe të ndershme.

Kandidatët e AAK-së për kryetar në 21 komuna:

Agron Gashi, Dragash
Agron Kuçi, Junik
Arben Halili, Ferizaj
Ardian Gjini, Gjakovë
Arta Ahmeti-Xhylani, Drenas
Ali Krasniqi, Obiliq
Bali Muharremaj, Suharekë
Bashkim Budakova, Lipjan
Bashkim Ramosaj, Deçan
Bekë Berisha, Istog
Besnik Tahiri, Podujevë
Daut Haradinaj, Prishtinë
Faton Jakupi, Kamenicë
Hasan Ismajli, Fushë-Kosovë
Kastriot Berisha, Malishevë
Lulzim Kabashi, Prizren
Mensut Ademi, Vushtrri
Nazim Gagica, Gjilan
Rrustem Berisha, Pejë
Smajl Latifi, Rahovec
Zenun Elezaj, Klinë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…