Haradinaj prezanton ardhjen e re në AAK
AAK-së i është bashkuar edhe Samir Bytyçi, specialist i oftalmologjisë dhe asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë.
Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Fuqizojmë radhët e Kosovës Fituese me një personalitet të shquar të mjekësisë kosovare! Ass. Dr. Samir Bytyçi, specialist i oftalmologjisë dhe asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, i bashkohet familjes së madhe të Aleancës për të çuar përpara vizionin tonë për Kosovën”.
“Suhareka, djepi i personaliteteve të shquara, atdhetarë e intelektualë, sërish dëshmon traditën e saj të shkëlqyer përmes Dr. Bytyçit – një familjar i mirë dhe humanist i njohur, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Suharekës e Kosovës. Përvoja e tij e pasur akademike, aktivizmi në Parlamentin Studentor dhe Senatin e UP, kombinuar me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve, janë dëshmi e qartë e vlerave që përfaqësojmë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se Bytyçi, që nga fillet e angazhimit të tij politik ka qenë pjesë e Aleancës, hyn në një fazë të re të shërbimit ndaj vendit, duke zgjeruar kontributin e tij të çmuar në nivel institucional. “Bashkë do të realizojmë aspiratën për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj.