Haradinaj prezanton Faton Jakupin dhe Fatmir Matoshin, kandidatë për deputetë nga Kamenica

19 nëntor 2024 | 20:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë do të hapë perspektiva të reja ekonomike për Kamenicën.

Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Kamenica.

“Kamenica meriton më shumë se premtime boshe. Sot, së bashku me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, Faton Jakupin dhe Fatmir Matoshin, prezantuam planin tonë konkret për zhvillimin e kësaj zone strategjike kufitare. Vizioni ynë për Kamenicën nuk është thjesht një listë projektesh, por një transformim i plotë që do të ndalë shpërnguljen e qytetarëve dhe do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar pamja nga tubimi…