Haradinaj prezanton kandidaten për kryetare të Drenasit

11 gusht 2021 | 15:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit.

Bëhet fjalë për Arta Ahmeti-Xhylani, grua dhe nënë e suksesshme. Arta është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta Ahmeti-Xhylani, ka udhëhequr për disa vite Degën e Aleancës në Drenas, duke qenë e vetmja grua udhëheqëse e një dege të ndonjë partie politike në vend. Ajo mban edhe një rekord tjetër. Në vitin 2017 u bë kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit. Këtë njoftim Haradinaj e ka bërë përmes profilit të tij në “Facebook”

Postimi i plotë i Haradinajt:

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin.

Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune.

Suksese e Fitore!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Andi Bejtja Unë jam nga ata që akoma vazhdoj…