Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Klina, premton koeficient 155 euro

12 nëntor 2024 | 18:55

Në një takim të ngjeshur me qytetarët dhe strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Klinë, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë, duke shpallur mbështetje të fuqishme për vizionin e AAK-së për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

Kandidatët për deputetë nga Klina, të cilët do të bartin këtë vizion në Kuvendin e Kosovës, janë Prof. Zenun Elezaj, Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi. Haradinaj vlerësoi ekspertizën dhe përvojën e secilit prej kandidatëve, duke theksuar se Prof. Zenun Elezaj, për shkak të qeverisjes model që ka udhëhequr në komunë, do ta çojë këtë përvojë edhe në nivelin qendror.

lg.php.gif

“Prof. Zenun Elezaj, si një profesionist i njohur, do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi janë figura të njohura që do të kontribuojnë me përvojën e tyre të pasur për të sjellë përfaqësim dinjitoz dhe të suksesshëm për qytetarët e Klinës,” shtoi Haradinaj.

Lideri i AAK-së theksoi se një nga prioritetet kryesore të programit të partisë është përmirësimi i kushteve ekonomike për qytetarët e Kosovës, duke parashikuar rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta formojmë, vlera e koeficientit do të jetë 155 euro, dhe që në vitin e parë, pagat minimale nuk do të jenë nën 500 euro, ndërsa paga mesatare nuk do të jetë nën 1000 euro. Në vitet në vazhdim, do të kemi rritje të pagave me 12-13% çdo vit, duke arritur në 1500 euro paga mesatare deri në vitin 2028. Po ashtu, pensionet do të rriten për 50% në vitin 2025 dhe do të ndjekin rritjen e pagave pas kësaj,” theksoi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po kritikohet plani i Qeverisë për shpërndarjen e buxhetit 2025,…