Haradinaj prezanton para ambasadorëve të Quintit draft-marrëveshjen për dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të enjten ambasadorët e vendeve të Quintit, të cilëve ua ka paraqitur draftin e parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obilgative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
“Sot, përpara ambasadorëve të vendeve të Quintit, kam paraqitur draftin e parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi. Shefi i dialogut teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt, që për ne do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike. Në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë tonë, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/