Haradinaj prezanton projektin “Hyjnesha e Prishtinës”

07 qershor 2021 | 12:14

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot projektin për monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky simbol do të jetë pika kryesore për të rinjtë.

Ai ka treguar se nëse e fiton garën për Prishtinën këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative.

Postimi i Haradinajt:

Në angazhimin tonë për Prishtinën, prezantojmë monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”. Ky simbol përveç simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë. Në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative. Të rinjtë kreativë, artistë dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë në një hapësirë të dinjitetshme.

May be an image of outdoors

May be an illustration

May be an image of outdoors

May be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar…