Haradinaj: Prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përhapen thirrjen për unitet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas zbulimit të shtatorëve, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sylejman Vokshi, ka thënë se tre liderët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë përhapur thirrjen për unitet.
“Në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, në Nëntorin e Festave Kombëtare, na vijnë sërish të përjetësuar Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sylejman Vokshi. Tre prijësit që përhapen thirrjen për veprim në unitet në të gjitha anët e atdheut, porosinë e idealit të Gjergj Kastriotit për të drejtën e shqiptarëve e rizgjuan dhe e mbajtën gjallë plot një shekull e gjysmë. Shqiptarët qëndrojnë të vendosur për të drejtën e tyre të plotë, të lirë në trojet e veta dhe të bashkuar me familjen perëndimore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/