Haradinaj pritet nga kongresisti Ritchie Torres: Diskutuan për Planin Aksional për antarësim të Kosovës direkt në NATO.
22 janar 2025
| 23:13
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve në Kongres është pritur nga kongresisti Ritchie Torres.
Haradinaj tha se diskutuan për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO.
“Në vazhdën e takimeve në Kongres, jam pritur nga kongresisti Ritchie Torres, mik i mirë dhe i përkushtuar i Kosovës, përkrahës i madh i antarësimit të vendit tonë në NATO.Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO.Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë: