Haradinaj pritet nga Princi Charles në Londër
11 korrik 2018
| 14:40
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Princ Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi. Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/