Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar të premten dhe të shtunën në Zurich të Zvicrës.
Ai ka takuar në takime të ndryshme, aktivistë të AAK-së, afaristë dhe bashkatdhetarë të shumtë.
Sipas njoftimit të AAK-së Haradinaj është pritur nga numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët e kanë pritur shumë ngrohtësisht.
Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputetja Time Kadrijaj, që gjithashtu ushtron funksionin e koordinatores për diasporë në kuadër të AAK-së.
Në faqen e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shpërndarë disa fjalime të mbajtura para bashkatdhetarëve, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre për Atdheun në të gjitha epokat.
Haradinaj i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, dhe ka sqaruar rolin opozitar të tij dhe subjektit që ai e drejton.
Para aktivistëve të AAK-së, Haradinaj ka informuar edhe rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të brendshme në parti dhe ka inkurajuar që sa më shumë bashkatdhetarë të marrin pjesë aktive në strukturat e reja të Aleancës.
Haradinaj do të vazhdojë vizitën e tij në Francë dhe Gjermani