Haradinaj priti mjekun që dha kontribut në luftën çlirimtare
09 maj 2019
| 10:36
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim veprimtarin e çështjes kombëtare, mjekun, Xhevat Demiri, i cili dha kontribut në luftën çlirimtare.
“Kënaqësi e veçantë ta pres sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhevat Demiri, mjekun e njohur për kontributin e tij të shquar në luftën çlirimtare, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe në ngritjen e shëndetësisë në vend pas luftës”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/