Haradinaj priti në takim Imzot Dodë Gjergjin
31 maj 2019
| 11:44
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës.
Haradinaj në këtë takim ka vlerësuar se raportet unike ndërfetare në vend janë gjithnjë të shkëlqyera, si shembull i harmonisë kohezive në shtetin tonë të ri.
“Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare dhe në këtë frymë, angazhohet për bashkëpunim të ngushtë për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshi Selinë e Shenjtë, me të cilin Kosova ka një marrëdhënie të veçantë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/