Haradinaj priti në takim ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi
27 mars 2019
| 10:09
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, sipërmarrës i njohur dhe pronar i kompanisë “Renson”.
Haradinaj ka thënë se pati kënaqësinë të bashkëbisedojë për temat aktuale politike dhe ekonomike në vend, me theks të veçantë për impaktin e reformave fiskale dhe lehtësirave për të bërit biznes nga ana e Qeverisë.
/Epoka e re/