Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki
29 janar 2018
| 12:04
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.
Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë.